E dëgjove nga një mik, e hase në rrjete sociale apo e pe të stampuar në hyrjen e dyqanit tënd të preferuar dhe u bëre kurioz, more Kartën Extra, po tani?!

Karta Extra është risia që mundëson shpërblimin e besnikërisë me pikë, të cilat përkthehen në vlera monetare.

Çfarë përfitimesh sjell përdorimi i kësaj karte? Ku mund ta përdorësh? Si të përfitosh ofertat?

80+ dyqane ku mund të fitosh

Nuk ke më arsye të mbushësh portofolin me kartat e çdo biznesi. Një kartë e vetme të dhuron pikë dhe zbritje në rrjetin e gjerë të dyqaneve. Këto të fundit ofrojnë qindra shërbime e produkte. Të gjitha blerjet e tua dhe pikët që fiton janë ekuivalente me para. Kjo kryhet me një kartë të vetme: Karta Extra!

Një tjetër arsye përse duhet të marrësh Kartën Extra është rrjeti i bizneseve që të ofron. Mund të zgjedhësh ndër shërbime dhe biznese nga më të ndryshmet si: dyqane optike, coffee shops, farmaci, kancelari, veshjet më trendy, SPA, pajisjet më të fundit high-tech, ushqimet më të shijshme etj. Me mbi 80 dyqane në Tiranë, është e sigurtë se ka diçka për çdokënd, bazuar në nevojat e dëshirat e gjithsecilit.

  • 4 AMA Caffe në vende të ndryshme- Shumë cilësi dhe dashuri brenda një gote të vetme te Ama Caffe!
  • Bestseller- Mobilje, kuzhina, tavolina ngrenie, tavolina mesi, karrige, divane, kende, mobilje televizori, dhoma gjumi, krevate, dysheke, tavolina oborri, karrige oborri, karrige eventesh dhe gjithçka tjetër ju nevojitet për të mobiluar shtëpinë tuaj.
  • Black & White Cosmetics- produkte nga më të ndryshmet për flokët, fytyrën dhe trupin tuaj.
  • Bota e Luleve- Eksperiencë disa vjeçare në artin floreal, të pranishëm gjithmonë pranë eventeve më të rëndësishme të jetës tuaj, sjellin për këtë sezon si një risi të kohës tendencat më të mira europiane të këtij arti.
  • Butik Pjeshka (bëhu pjesë e konkursit për të fituar 50$)
  • 2 Buy Smart Store -Smartphone të rinj dhe të përdorur, blerje me këste.
6 arsye pse duhet të bëhesh pjesë e Rrjetit Karta Extra
  • Çelësi- E para gazetë njoftimesh ekonomike dhe ofertash biznesi në Shqipëri. Që nga botimi i saj i parë në vitin 1998 është “tregu” i parë duke u kthyer në mjetin më të rëndësishëm të komunikimit të konsumatorit drejt konsumatorit (C2C) dhe në mjetin më të efektshëm të komunikimit të biznesit drejt konsumatorit (B2C).
  • Dandy Lounge & Restaurant- Mund të shijoni mëngjesin, drekën apo darkën tuaj, ose dhe një pije gjatë mbasdites në ambient të hapur dhe komod për të shijuar kohën tuaj të lirë në mënyrën më të mirë dhe relaksuese.
  • EFARMA.AL- Kujdesen për ju me produktet më cilësore për shëndetin tuaj!
  • e më shumë se 68 biznese të tjera!

Merr i pari ofertat e fundit

Ofertat, zbritjet dhe promocionet vijnë në formën e një njoftimi me anë të aplikacionit Karta Extra. Ti nuk humb asnjë ulje, pasi je ndër të parët që mësojnë rreth ofertave. Aplikacioni është falas, mund ta gjesh në Play Store/App Store dhe të regjistrohesh me të dhënat e kartës tënde. Aty mund të shohësh dhe pikët e mbledhura, pikat e afërta, rrjetin e bizneseve etj.

ku ta përdor kartën extra aplikacioni karta extra

Mund ti përdorësh pikët e mbledhura ku të dëshirosh

Pikët e mbledhura mund ti shpenzosh te secili dyqan i rrjetit. Nuk ka rëndësi me cilat blerje ti ke mbledhur pikë. Në momentin që mbledh një sasi pikësh, kjo sasi kthehet në sasi parash. 1 pikë barazohet me 1 lek. Sa më shumë blerje që bën, aq më shumë pikë mbledh dhe aq më shumë mund të blesh.

Promocione speciale për përdoruesit e kartës

Po, disa nga bizneset pjesë e rrjetit ofrojnë zbritje vetëm për mbajtësit e Karta Extra! Duke pasur këtë kartë, mund të përfitosh ofertat ekskluzive për shërbimet apo produktet që ti dëshiron. P.sh. Natyral Vita i përgjigjet të gjitha nevojave tuaja të bukurisë. Ju mund të blini parfumet tuaja të preferuara, produktet kozmetike ose te provoni diçka krejtësisht të re. Ato ofrojnë 10 pikë për çdo 100 lekë.

Të gjithë ata që kanë Kartën Extra aktive do të përfitojnë 20% ULJE për biletat e Koncertit Maluma World Tour që zhvillohet në datën 14 Mars tek Sheshi Nënë Tereza.

Giveaways

Komunitetit i Kartës Extra bëjmë shpesh giveaway për t’ju shpërblyer! Nëse akoma nuk i ke menduar dhuratat e 7-8 Marsit për të vlerësuar gratë më të rëndësishme të jetës tënde, pse nuk zgjedh kozmetikën natyrale dhe koleksionet e personalizuara të Fresh Line? Bëhu pjesë e konkursit dhe ofro një dhuratë unike për një grua unike! Zbulo si të marrësh pjesë për të fituar kupon 10.000 Lekë te Fresh Line.

Ilda Tafaj repost Karta Extra Fresh Line