Robert Cialdini është i njohur ndërkombëtarisht si themeluesi i shkencës së influencës. Ai ka popullarizuar konceptin e influencës e rëndësinë e aplikimit të këtij koncepti për kompanitë. Libri i tij bestseller “Influenca” është përkthyer në 41 gjuhë e konsiderohet një nga më të mirët të të gjitha kohërave për biznesin.

Cialdini ka folur “gjerë e gjatë” rreth reciprocitetit e rëndësisë së tij.

Ky faktor është kyç në suksesin e një biznesi.

Programet e besnikërisë “Loyalty Programs” bazohen pikërisht te reciprociteti. Nëse keni dëgjuar gjithmonë e më shumë kohët e fundit për këto programe, nuk është pa arsye.

Sipas librit të rekordeve Guinness, Kongo Gumi është kompania më e vjetër në botë, datuar në vitin 578 p.e.s. Kjo kompani ndërtimi e Japonisë së hershme mund të ketë pasur pak të përbashkëta me kompanitë e ditëve të sotme, por…

kongo gumi karta extra cialdini reciprociteti

Tempulli i parë në Japoni, ndërtuar nga Kongo Gumi në 593

Diçka është e vërtetë për çdo lloj kompanie, në çdo kohë, shtet e industri.

Klientë të kënaqur = Biznes i suksesshëm

Që në lashtësi, transaksionet janë bazuar te koncepti i reciprocitetit mes palëve. Kur numri i bizneseve që ofronin shërbimin që doje e shërbimet vetë ishin të limituara, nuk duhej menduar gjatë për të zgjedhur. Në kohët moderne duhet më tepër se thjesht një shërbim apo produkt që klientëve i nevojitet për të dominuar në treg, në mendjet e zemrat e klientëve.

Cialdini hodhi dritë mbi këtë sekret që ndryshoi rrënjësisht organizatat e kompanitë.

Këtu hyn besnikëria dhe programet e besnikërisë. “Brand loyalty” është një metrikë e re që përdoret për të vlerësuar suksesin aktual e të llogaritur të një biznesi, bazuar në shanset që një konsumator të zgjedhë atë markë para një tjetre.

Besnikëria ka rëndësi, prandaj numri i programeve që e shpërblejnë atë është rritur në mënyrë eksponenciale vitet e fundit.

Kompania gjigande e pijeve kafeinike “Starbucks” është ndër pionerët e këtyre programeve. Të personalizuara sipas stinëve, festave e personaliteteve të ndryshme, kartat “Starbucks Rewards” kanë 16.3 milionë përdorues aktivë!

Pse funksionojnë?

Programet e besnikërisë funksionojnë pasi:

  • Shpërblejnë klientët (faktori i reciprocitetit!)
  • Japin shtysa për të provuar produkte/shërbime të reja
  • Rrisin fitimet për bizneset, ulin kostot për përdoruesit
  • “Gamification”, aplikimi i koncepteve të lojrave në kontekste jashtë tyre, është një metodë interesante që aplikohet në këto programe. P.sh. “Merr 1000 pikë, fito këtë produkt! Arrij nivelin tjetër 5000 pikë, përfito këtë shërbim!” Loja na përfshin e prandaj “gamification” është një prej arsyeve për triumfin e këtyre programeve.

Mesatarisht kushton rreth 5 herë më shumë për të tërhequr një klient të ri sesa për të mbajtur një ekzistues.

82% e amerikanëve shprehen se janë besnikë ndaj markave. Kjo ndoshta shpjegon shifrën thuajse të pabesueshme që kompanitë amerikane shpenzojnë për programet e besnikërisë: $50 miliard në vit!

Kryer siç duhet, llogaritet se këto programe mund të sjellin deri në 20% të fitimeve totale të kompanisë.

Këto janë disa prej arsyeve që shpjegojnë boom-in e këtyre programeve.

Me këtë vizion u krijua Karta Extra, për ti ofruar bizneseve shqiptare një mundësi për të arritur më shumë. Më shumë shitje, më shumë klientë, më shumë sukses! Je një biznes i interesuar për programet e besnikërisë si mënyrë për të tërhequr, mbajtur dhe shpërblyer klientelën?

Lexo rreth 5 përfitimeve specifike të Kartës Extra (PËR BIZNESET)