Studimet kanë treguar se klientët e përfshirë në programet e besnikërisë blejnë produkte e shërbime 90% më shpesh dhe çdo transaksion shpenzojnë 60% më tepër se në të kaluarin. Mund ta imagjinoni çfarë do nënkuptonte për biznesin tuaj nëse do i mbanit këto klientë besnikë, teksa tërhiqnit blerës të rinj?

Karta Extra, kjo platformë unike në tregun shqiptar, lejon promovimin e biznesit teksa ndërton marrëdhënie afatgjata me klientët. Platforma është produkt i Nexuscom, kompanisë ndërkombëtare zotëruese të platformës FidelyNet. Ajo është ndër më të avancuarat në botë për menaxhimin e klientelës, me më shumë se 42 milionë përdorues.

Çfarë përfitimesh sjell kjo platformë për bizneset? Lexo më poshtë 5 arsye pse duhet të bëhesh pjesë e Rrjetit Karta Extra.

1. Strategji e personalizuar marketingu për biznesin tënd

Kemi një strategji marketingu të testuar për bizneset e rrjetit, për ti promovuar ato sa më efektivisht. Kjo strategji përfshin të gjitha kanalet e marketingut dixhital dhe tradicional që ofron platforma e Kartës Extra si:

  • Marketing në rrjetet sociale
  • E-mail marketing
  • Website
  • Aplikacion
  • SMS
  • Instant winners
  • Push Notifications
  • si dhe fletëpalosje, flyers, co-marketing dhe promocionet e ndryshme të rrjetit tonë në terren.

2. Rritje e ndjeshme e shitjeve

Përmes promovimit dhe marketingut efikas, do shesësh më tepër dhe do të fitosh klientë të rinj në mënyrë të vazhdueshme. Me ndihmën e platformës, do të njohësh shumë më mirë klientët të cilët zgjedhin çdo ditë shërbime e produkte dhe marrin ofertat e rrjetit të bizneseve. Kështu do kesh mundësi ti ofrosh pikërisht shërbimet për të cilët janë më të interesuar, duke rritur fitimet dhe numrin e klientëve.

6 arsye pse klientët zgjedhin Kartën Extra

3. Optimizim i brand-it dhe prezencës tënde në treg

Mijëra klientë potencialë do të njihen me shërbimet, produktet dhe ofertat e biznesit tënd. Do të promovojmë brand-in në çdo klient. Ata do të të njohin, të pëlqejnë dhe të besojnë. Brand-i yt do të pozicionohet më mirë në treg, si në mendjen e konsumatorëve, ashtu edhe në raport me konkurrencën.

4. Njohje e detajuar e klientëve të tu ekzistues e të rinj

Platforma jonë të ofron akses të dedikuar për të njohur, analizuar dhe ndërvepruar drejtpërdrejt me klientët. Do të kesh mundësinë të ndërtosh databazën tënde të klientëve për të zbuluar nevojat, kërkesat dhe sjelljet e tyre si konsumatorë. Gjithashtu, do njohësh historikun e tyre, kështu mund t’i komunikosh në menyrën më efektive për ta shërbimet dhe ofertat e fundit.

5. Hapësirë e rezervuar në Çelësi Media Group

Ndërmjet saj ti mund të përfitosh dhe të menaxhosh drejtpërdrejt të gjitha shërbimet, produktet dhe ofertat e dedikuara të Çelësi Media Group. Mund të përmendim:

  • GAZETA ÇELËSI – PORTALI I NJOFTIMEVE
  • YELLOW PAGES ALBANIA – PORTALI I BIZNESIT SHQIPTAR
  • AGJENSIA E PUNËSIMIT PROFESIONISTI
  • UNIPRO ACADEMY – KURSE PROFESIONALE ONLINE
  • KEY DATA – INDEKSI I PRONAVE NË KOHË REALE
  • ÇELËSI COMMUNICATION – 360° SHËRBIME MARKETINGU
  • INFOKULT

dhe sigurisht Karta Extra, gjenerata më e re e menaxhimit të kartës së klientit. Të gjitha risitë teknologjike për të krijuar marrëdhënie efektive mes biznesit dhe klientëve, për te menaxhuar në mënyrën më efektive klientët (ekzistues dhe të rinj), për të rritur kënaqësinë dhe fituar besnikërinë e tyre ndaj biznesit, në shërbimin tënd.

Bashkohu edhe ti rrjetit të 85+ bizneseve të Kartës Extra