2019 shënoi plot 15 vite të mbrëmjes gala Çmimet Kult. Tanimë kjo përzgjedhje është kthyer në një traditë dhe pikë referimi në vlerësimin dhe promovimin e prurjeve kulturore e artistike. Më 18 Mars u zhvillua nata Post-Kult për të vlerësuar fituesit e Çmimeve Kult 2019. Me fushat e librit, muzikës, artit pamor, teatrit dhe filmit, Kult përfaqëson të vetmet çmime kulturore kombëtare, si dhe më gjithëpërfshirëset.

Nata Post-Kult

Me 78 të nominuar për 13 çmimet e mëdha, përzgjedhja është e vështirë, por juria e nderit dhe publiku kanë zgjedhur të preferuarit e tyre për fushat e caktuara. Rreth 80 të ftuar, fituesit, figura të mëdha dhe kontribues të artit u mblodhën për të vlerësuar talentin e padiskutuar shqiptar në art e kulturë.

çmimet Kult - artistët fitues të çmimeve Kult 2019

Të ftuarit e mbrëmjes Post Kult

Art dhe dashuri

Mjeshtri Zhani Ciko dhe bashkëshortja e tij Rudina Ciko na nderuan me prezencën e tyre në këtë mbrëmje. Bashkimi i dashurisë dhe artit (znj. Ciko është pianiste dhe pedagoge në Akademinë e Arteve) si në rastin e çiftit Ciko është lehtësisht i dallueshëm në foton e mëposhtme, e cila ngjan si e shkrepur në një natë romantike në Paris.

çmimet Kult - artistët fitues të çmimeve Kult 2019 Zhani Ciko dhe Rudina Ciko

Muzikantët Ciko

Fituesit e çmimeve Kult 2019

Më poshtë janë dy nga fituesit e çmimeve: Çmimi libri artistik i vitit, Diana Çuli me “Vrasje në Kryeministri” dhe intrumentisti i vitit Ali Pengili, me Koncertin me oboe Nr.2 (sol minor) nga Ludwig August Lebrun.

Artistët e vlerësuar janë si më poshtë:

  1. KËNGA E VITIT: Anxhela Peristeri me këngën “Pa Mua”
  2. INTERPRETUESI LIRIK I VITIT: Armando Likaj me Escamillo në Operën “Carmen”
  3. INSTRUMENTISTI I VITIT: Ali Pengili, Oboe me Koncert për oboe Nr.2 ( sol minore) nga Ludwig August Lebrun
  4. BALERINI I VITIT: Fatjon Lito me Albert tek “Zhizel”
  5. MONO-DRAMË/ KOMEDIA E VITIT: Olta Daku me “Shirli Valentina”
  6. AKTORI I VITIT: Koço Qendro me Harpagoni tek “Kopraci”
  7. AKTORJA E VITIT: Luiza Xhuvani me Medea tek “Medea”
  8. DOKUMENTARI I VITIT: Eno Milkani me “Atentatet e mëdha”
  9. REGJIA E VITIT: Ema Andrea me “Natën, Má!”
  10. ARTISTI PAMOR I VITIT: Kristo Krisiko me “Prolog epilog”
  11. LIBRI ALBANOLOGJIK I VITIT: Pranvera Bogdani me “Balshajt”
  12. LIBRI ARTISTIK I VITIT: Diana Çuli me “Vrasje në Kryeministri”
  13. PËRKTHIMI I VITIT: Parid Teferiçi me “Dita e mbetur” nga Kazuo Ishiguro
  14. 2 Çmimet Speciale: Prof. Lucia Nadin dhe Prof. Francesco Altimari

Një gjest bujar nga fituesit

Kristo Krisiko, fituesi i çmimit “Artisti Pamor i Vitit”, Anxhela Peristeri, fituesja e “Kënga e Vitit” dhe Eno Milkani, fitues i çmimit “Dokumentari i Vitit” zgjodhën të dhurojnë shumën e fituar për viktimat e prekura nga tërmeti.

Mbrëmja e djeshme e Post-Kult bashkoi këto emra të njohur, fitues të çmimeve kulturore shqiptare për të tërhequr cmimet e tyre e për të shijuar një mbrëmje në shoqëri të mirë.

çmimet Kult - artistët fitues të çmimeve Kult 2019

Një moment i bukur, përjetësuar me një foto

 

çmimet Kult - artistët fitues të çmimeve Kult 2019 Koço Qendro

AKTORI I VITIT Koço Qendro me Harpagoni tek “Kopraci” intervistohet nga ReportTV

Jemi të nderuar të vazhdojmë traditën e promovimit të kulturës dhe artit në Shqipëri, që prej 2005, duke i dhënë vlerësimin e merituar të gjithë artistëve.

Nëse dëshiron të shohësh cilët janë fituesit e edicioneve të mëparshme, kliko këtu.