Të gjithë dëshirojmë që lëkura jonë apo vetë ne të mbajmë një aromë të veçantë, unike dhe që të zgjas sa më shumë.  Për këtë ne investojmë duke blerë parfume të shtrenjtë të markave të ndryshme, megjithatë blerja e parfumeve të shtrenjtë nuk na siguron se aroma do të mbajë gjatë.

Për të patur sukses me parfumin tuaj ju duhet të keni parasysh disa këshilla:

  • Vendosini parfumet tuaja në vendin e duhur, largojini nga tualeti dhe vendet me lagështirë. Vendet e ngrohta ndikojnë negativisht në cilësinë e aromës së parfumit. Kështu që mbajini parfumet tuaja në dhomë.
  • Përdorini parfumin menjëherë pas dushit para se të visheni pasi lagështira në lëkurën tuaj e bën parfumin të qëndrojë më gjatë. Edhe pse rrobat e trasha të dimrit i mbajnë shumë aromat e parfumeve do ta kuptoni që do të jetë shumë bezdisëse kur palltoja juaj të ketë të njëjtën aromë çdo ditë.
  • Aplikoni krem hidratues pa aromë para se të lyheni me parfum.
  • Njihni kohën e duhur për të përdorur parfumin e duhur. Në verë duhet të përdorni erëra të lehta dhe kur të jetë ftohtë ose po planifikoni një darkë përdorni një aromë më të fortë parfumi.

 

 

  • Mos i fërkoni duart tuaja kur hidhni parfum, pasi në këtë mënyrë shkatërroni molekulat e parfumit.
  • Mos e spërkatni parfumin me bazë alkoli mbi flokët tuaja pasi do t’i dëmtojë ato.

 

 

 

  • Nëse doni të ndjeni aromën e parfumit tuaj lëreni derisa të thahet.
  • Zonat ku duhet të spërkatni parfum janë : zona pas veshëve, kyçet e duarve, bërryli, flokë, qafë dhe gjunjtë tuaj. Këto janë zonat ku enët e gjakut janë vërtet afër sipërfaqes së lëkurës dhe temperatura do të ndihmojë aromën të përhapet më lehtë.