Në kohën tuaj të shtatzanisë mund të mbani një qen. Studime të ndryshme tregojnë se fakti që ju mbani qen afër e bën jetën tuaj dhe të bebes më të shëndetshme. Qeni juaj mund të jetë shumë i rëndësishëm për t’iu mbajtur juve në formë dhe me një shtatzani të shëndetshme.

Femrat që kanë qen, i plotësojnë më mirë nivelet e aktivitetit të rekomanduar gjatë shtatzënisë. Rekomandimet e mjekut tuaj janë për të bërë aktivitet 30 minuta në ditë. Duke bërë shëtije me qenin tuaj dhe duke mbajtur një ushqyerje të ekulibruar ju do të keni një shtatëzani të shëndetshme dhe do të ndiheni shumë mirë.

Duke qenë aktive në shëtitjen me mikun tuaj gjatë ditës ju do të keni të mundur të kontrolloni edhe rritjen e peshës gjatë shtatzënisë. Si një ushtrim i parrezikshëm, aktiviteti me qen mund t’iu ndihmoj në rastet që nuk mund të ushtroheni sipas rregullave, të jeni aktive dhe në formë gjatë shtatzënisë.

Po ashtu, qeni juaj do të ketë shumë efekte pozitive edhe te rritja e bebit tuaj në të ardhmen, përfshirë këtu parandalimin e riskut ndaj alergjive dhe obezitetit.