Ndryshimet në stilin e jetesës dhe zakonet e varfra të të ushqyerit kontribuojnë për të mbledhur toksina të dëmshme dhe trupi kërkon ndihmën dhe mbështetjen tonë për t’u detoksifikuar.

Një pije detoks në mëngjes me stomakun e zbrazët ju ndihmon për rritjen e imunitetit dhe për forcimin e metabolizmit tuaj.

Po cila do të ishte pija ideale detoks për ju? Përpara se ta përgatisni këto janë përbërësit që ju duhen: një grusht boronica, një grusht spinaq, një banane, një copë e vogël xhenxhefil, një lugë fara liri dhe dy deri në tre kube akulli.

Të gjithë përbërësit i vendosni në blender dhe përziejini duke i shtuar edhe ndonjë lugë uji për një trazim më të lehtë. Pasi e keni përfunduar së përgatitur pijen konsumojeni direkt dhe me stomakun e zbrazët pasi ka efekt më të plotë.

Trupi juaj do të shpërbëjë toksinat dhe do të përthithë më mirë ushqyesit nga ushqimi dhe si rezultat, ju nuk do të shtoni në peshë.