Month: October 2018

Vazhdon ende ekspozita unike “Rrëfimet e një koleksioni albanologjik”

Në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar vazhdon ende ekspozimi për herë të parë i botimeve të huaja përgjatë këtyre 500 viteve shkruar për shqiptarët dhe Shqipërinë, pjesë e koleksionit privat të Ylli Sula. Ky koleksion përmban një sërë librash, hartash e gravurash të shekujve XV-XIX, të cilat vazhdojnë të jenë të ekspozuara këto ditë dhe të gjithë të apasionuarit pas historisë, albanologjisë e koleksioneve kanë mundësi t,i shohin sot dhe në ditët në vazhdim. Ekspozita është çelur të hënën, më 22 tetor dhe do të qëndrojë e hapur deri më 30 tetor tek Muzeu Historik Kombëtar “Salla e ekspozitave”....

Read More

Kumtesat e mbajtura nga studiues të mirënjohur në kuadër të ekspozitës

Ditën e djeshme janë mbajtur në Muzeun Historik Kombëtar kumtesa nga studiues të mirënjohur në kuadër të ekspozitës “Rrëfimet e një koleksioni albanologjik: Shqiptarët dhe Shqipëria nga Skënderbeu te Pavarësia.” Kumtesat u mbajtën duke filluar nga ora 11:00 në mjediset e sallës “Unesco”, ku ishin të pranishëm studiues, të apasionuar pas albanologjisë, historisë, koleksionistë, pedagogë dhe shumë studentë të Fakultetit Histori-Filologji. Kumtesa e parë e mbajtur ishte nga Aurel Plasari me temën “Skënderbe në dashurinë e një bibliofili”. Kumtesa e radhës e mbajtur në këtë takim u bë nga Xhevat Lloshi “Visaret befasuese të një koleksioni të rrallë”. Temat...

Read More

Rrëfimet e një koleksioni albanologjik! Një ekspozitë për të mos u humbur nga Ylli Sula!

Dje, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut u zhvillua ceremonia e hapjes së ekspozitës me titull “Rrëfimet e një koleksioni albanologjik, Shqipëria dhe shqiptarët nga Skënderbeu tek Pavarësia”, pjesë e koleksionit privat të Ylli Sulës. Kjo ekspozitë  unike në llojin e vet mbledh bashkë për herë të parë, botimet e huaja përgjatë 500 viteve, të shkruara për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ekspozita është hapur ditën e djeshme , më 22 Tetor dhe do të vazhdojë deri më 30 tetor, tek Muzeu Historik Kombëtar “Salla e ekspozitave”. Në ceremoninë e hapjes së kësaj ekspozite të veçantë morën pjesë Prof. Dr....

Read More

Si duhet të vishemi në një intervistë pune?

Përshtypja e parë që bëni te një punëdhënës i mundshëm varet nga aftësitë dhe përgatitja juaj, por ju duhet të jepni maksimumin edhe me një veshje të përshtatshme për intervistimin tuaj. Ata që sot kanë një karrierë të suksesshme pranojnë se etika në takimin e parë është shumë e vlefshme, sidomos kur i referohemi veshjes. Përshtypja e parë që ju do të lini te personat që ju marrin në intervistë mbetet një provë shumë e fortë për të vendosur nëse do të kalosh në fazën tjetër të intervistës. Prezantimi i parë duhet faktikisht t’iu shtojë pikë ju dhe për...

Read More

Si të ndiheni të motivuar çdo ditë të javës

Të gjithë kemi ditë tonat që ndihemi me moral të rënë, të mërzitur e të stresuar nga përditshmëria jonë. Këto janë disa prej shprehjeve më të njohura që janë motivuese për këdo: “Rruga te suksesi dhe rruga drejt dështimit janë pothuajse e njëjta gjë.”-Colin Davis “Mundësitë nuk ndodhin, ne i krijojmë.”-Chris Grosser. “Kam zbuluar se sa më shumë punoj, aq më shumë fat kam.”- Thomas Jefferson. “Njerëzit e suksesshëm bëjnë atë që njerëzit e pasukseshëm nuk bëjnë. Mos uro që të ishte më e lehtë, uro që ti të ishe më i mirë.”- Jim Rohn. “Mos u bëj një...

Read More