Samsung ka në plan të riforcojë biznesin duke shtuar kamerën e trefishtë në lançimin e ardhshëm të Galaxy S10. Ky samsung do të vijë me një aparat fotografik të trefishtë në paketim, në sajë të shtimit të një sensori të ri 3D.

Modeli i ri duhet të ofrojë gjithashtu fotografi ultra të qarta me cilësi të lartë dhe kjo kamerë duhet të ofrojë zmadhim optik, si dhe aftësi më të mira të realitetit të shtuar. Ne mund të presim një sensor kryesor 40MP, sensor 8MP sekondar dhe një sensor 20MP monokrom.

Samsung thuhet se do të lançojë Galaxy S10 në janar të vitit të ardhshëm. Pritet gjithashtu që Samsung të nisë një tip krejtësisht të ri të pajisjes celulare, Galaxy X të palosshëm, rreth shkurtit 2019.

Apple do të ofrojë gjithashtu një kamerë të trefishtë me lente në iPhone-in e saj të ri. Kamera e trefishtë me lente mund të shfaqet vetëm në premiumin iPhone X Plus, i njohur edhe si iPhone XL, i cili mund të shfaqë një ekran OLED prej 6.5 inç.