Për të gjithë ju të apasionuarit e makinave dhe adhuruesit e modelit gjerman, modeli i ri që do të lançohet këtë vit është testuar nga rrugët e ngrira deri te dunat e shkretëtirës. Prodhuesi gjerman Bmw thotë se ky model i ri është bërë gati për çdo terren të vështirë.

Gjenerata e katërt e kësaj makine SUV, fillimisht është testuar në pistat e garave, për të vazhduar më pas me rrugë malore të mbuluara nga akulli, pjesët malore, dunat e shkretëtirës dhe nëpër shtretër të lumenjve.

Udhëtarët do ndjehen mirë dhe komod, pavarësisht ku është duke kaluar makina. Në anën tjetër, shoferi e ka të lehtë manovrimin, pasi gjithçka ndryshohet vetëm me një prekje butoni.

Mësohet se ky SUV është testuar edhe në temperatura të ndryshme, si dhe kaluar me sukses të gjitha simulimet. Ende nuk dihet sigurt, por besohet se mund të prezantohet në fund të këtij viti.

Përgatituni për surpriza!