Instagram mund të jetë gati t’i ofrojë komunitetit të tij një mënyrë të shpejtë për të parë se sa gjatë përdorin aplikacionin. Instagram është rrugës për t’i bërë një miliard përdorues aktivë mujor, ka shumë njerëz që shpenzojnë shumë kohë në aplikacionin popullor.

Instagrami në njëfarë forme ka ndjekur edhe shembullin e Google, i cili kohët e fundit prezantoi mjete të reja për të ndihmuar personat e varur nga telefoni të menaxhojnë kohën që shpenzojnë duke përdorur pajisjet e tyre.

Në këtë mënyrë kodi i zbuluar në aplikacionin e Instagram shfaq një veçori të “të dhënave të përdorimit” që do t’i lejojë përdoruesve të IG të shohin sasinë e “kohës së shpenzuar” në aplikacion.

Megjithatë ende mbetet e paqartë se si statistikat do të tregojnë të dhënat e përdorimit, qoftë për një ditë, javë, muaj ose të gjithë kohës. Natyrisht, është e mundur që të mund t’i shfaqë të gjitha këto. Le të presim ende për surprizat e fundit!