Në një ceremoni solemne në City Hall në Shkup, u prezantuan SUV modelet e reja të markës së veturave Opel Crossland X, Mokka X dhe Grandland X.

Këta vetura kros u prezantuan nga Krumisllav Barzov, Vlaldimir Ristoviq, Agron Sulejmani, Bllashko Veljanovski, Goran Antevski dhe Ljupço Mihajllovski, së bashku me Dragan Nenadoviq, drejtor i Opel për Serbi, Mal të Zi, Maqedoni, Shqipëri dhe Bullgari.

Me këtë rast, drejtori Nenadoviq shprehu kënaqësi të madhe për shkak të promovimit premierë të SUV modeleve në Maqedoni, dhe për interesimin e madh për këtë aktivitet.

“Jam krenar që Opel mund të ofrojë tre vetura të segmentit SUV. Mokka X është trashëgimtar i shkëlqyeshëm i tashmë të njohurës Mokka, ndërsa Crossland X dhe Grandland X janë model i parë i përbashkët i zhvilluar në kuadër të grupacionit të ri PSA. Me këto modele hyjmë për herë të parë seriozisht me segmentin më të shpejtë në rritje në botë, segmentin e SUV veturave. Presim që së shpejti të bëhen veturat tona më shumë të shitura. gëzohem që pas panairit në Beograd, modelet e reja i prezantojmë në Shkup”, deklaroi Nenadoviq.

Sipas statistikave të KBA, në dy muajt e parë në Gjermani, këto tre vetura janë të parat në segmentin e SUV kros veturave.

Opel Crossland X është i kuptueshëm, i fuqishëm, i freskët dhe mjaft praktik. Kjo SUV veturë u përgjigjet të gjithë atyre që janë të gjithanshëm dhe të gatshëm për sfida. Crossland X ka një veçori të vetme – brendi të mrekullueshme e destinuar për ata që dëshirojnë funksionalitet të përparuar dhe rehati për familjen e tyre. është mjaft i përshtatshëm për udhëtime të shkurtëra për blerje, por edhe për destinacione më të gjata. 100 mijë blerës në Evropë e kanë zgjedhur Opel Crossland X.

Mokka X ka një dizajn tërheqës dhe lëviz me tërheqjen e katër rrotave, ndërsa ka arritur deri në 750 mijë shitje. Shoferët e Mokka X e shijojnë përparësinë kryesore që reflekton në ulëset më të larta, duke e theksuar shikueshmërinë e përmirësuar. Ka tërhequr vëmendjen me dizajnin sportiv që i ka mundësuar të shpallet vetura e vitit që tërheq me katër rrota.

Opel Grandland X përfshin të gjitha veçoritë që i ka një SUV veturë, që është një veturë që tërheq vëmendjen me linjat që i ka, siluetën muskuloze dhe dizajnin sportiv. Shumë teknologji inovative e bëjnë vozitjen më të lehtë, më praktike dhe më të sigurtë se kurdoherë.

Në fund të prezantimit u zgjodh edhe fituesi që do të shkojë në një fundjavë për dy persona në Aurora Resort & Spa në Berovë, ku do të udhëtojë me Grandland X.